Ledian Goga, shqiptari i cili u bë hero në qershor të vitit 2025 duke shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në lumin Arachthos të Artës, tani ka marrë nënshtetësinë greke. Ceremonia e dorëzimit të nënshtetësisë u bë nga vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e falenderoi publikisht për guximin e tij.
“Ledian Goga në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë,” shkroi Kryeministri Mitsotakis në Facebook.
Ngjarja që e bëri ndodhi kur dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç rrezikonin të mbyteshin në lumin Arachthos. Goga nuk kurseu as jetën e tij, duke u përballur me rrezikun e rrjedhave të shpejta dhe duke pësuar lëndime në këmbë gjatë shpëtimit.
Ledian Goga është nga Berati dhe ka emigruar në Greqi 24 vite më parë, në moshën 17-vjeçare. Pesë vitet e fundit jeton në Artë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç.
Ky akt heroik dhe njohja me nënshtetësinë greke tregojnë se guximi dhe humanizmi nuk njohin kufij dhe se vlerësimi i shoqërisë shpesh shkon përtej origjinës apo vendlindjes.