Kaos për parking, shkodrani thirrje Becit: Rregullo qytetin, lëri koncertet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.09.2025, 16:14

Në një nga lagjet e njohura të Shkodrës, banorët përballen çdo ditë me mungesë hapësirash për parkim. Pallatet nuk kanë garazhe, rrugicat janë të ngushta dhe pa dalje, duke e vështirësuar gjetjen e vendit për makinën. Për të mos penguar kalimin e automjeteve emergjente, disa banorë janë të detyruar të vendosin pjesërisht rrotat e makinave mbi trotuar, të vetmin hapësirë të lirë pranë pallatit.

Megjithatë, një padi nga një qytetar ka detyruar autoritetet lokale të gjobisin banorët, edhe pse nuk ka pengim të qarkullimit apo dëm ndaj të tjerëve. Ky rast nxjerr në pah mungesën e një plani konkret nga bashkia për organizimin e hapësirave për parkim dhe tregon indiferencën ndaj problemeve reale të qytetarëve.

Në këtë kontekst, kritikat drejtohen edhe ndaj Benet Becit, i cili, sipas qytetarëve, është i fokusuar më shumë te aktivitetet dhe koncerte të ndryshme sesa te zgjidhja e problemeve të përditshme të qytetit. Situata tregon se qytetarët presin veprime konkrete nga drejtuesit e bashkisë, jo thjesht fjalë ose projekte të dukshme vetëm për media.

Ky rast nënvizon nevojën për ndërhyrje reale dhe zgjidhje praktike për parkimin dhe menaxhimin e hapësirave publike në Shkodër, duke respektuar qytetarët që përpiqen të jenë korrektë.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ. Jam një qytetar nga Shkodra në një lagje të njohur. Pallati ku banoj nuk ka garazh kështu që diku do le veturën. Aty është rrugica pa dalje dhe parkimi i makinës sime dhe 2 të tjerave ishin me një rrotë mbi trotuar (te pallati) se aty s’ka trotuar. Kjo për t’i lënë vend zjarrfikëses dhe ambulancës dhe përball nuk ka dyer pra nuk pengohet kush. Pra nuk ka tabela, nuk ka parking ku ta çoj makinën? Kjo ishte padi e dikujt që ia ndjen për bashki e shtet dhe urdhri i tij u zbatua direkt. Qyteti bllokohet ndërsa këta merren me hallexhinj nëpër rrugica, që mundohen të mos pengojnë. Si duhet bërë kjo me luftë? Unë s’e dua atë mënyrë por bashkia të bëj punën e jo të gjobis njerëz të ndershëm për t’i lëruar vendin dikujt që bën si leh fortë. I inkurajoj të bëhet diçka aty pasi ka lloj-lloj mënyrash për ta rregulluar këtë problem. Unë jam për rregull. Benet Beci të bëj ndonjë punë se të bësh koncert e bëj dhe unë. Puno Benet djali se ti e di si jemi ne shkodranët: na respekton 1 herë ne 10, na e fut njëherë rrëzohesh keq! Këto janë punë për t’u bërë e jo koncertet, ok?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit