Kabulli i tensionit të lartë në Kombinat shqetëson banorët: Është kthyer në lodër për fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 15:49

Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë hedh dritë mbi një problem të rrezikshëm dhe të neglizhuar prej vitesh në zonën e rrugës “Myslym Lela” në Tiranë.

Bëhet fjalë për një kabull tensioni të lartë, i cili sipas banorëve të lagjes, prej vitesh është i varur në mënyrë të pasigurt në një shtyllë elektrike, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tyre, sidomos të fëmijëve që frekuentojnë shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin, kabulli ndodhet në një gjendje të rëndë teknike dhe, për shkak të pozicionit të ulët dhe të pambrojtur, shpeshherë kthehet në “lodër” për fëmijët që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.

Ka raste kur fëmijët kacavirren dhe luajnë me të, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset,” thotë ai.

Sipas tij, hera e fundit kur është ndërhyrë në këtë shtyllë ka qenë në vitin 1998, dhe prej atëherë askush nuk ka marrë masa për të përmirësuar situatën. Ai thekson se banorët kanë tentuar disa herë të njoftojnë institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete apo ndërhyrje reale në terren.

Ai bën thirrje që institucionet përgjegjëse si OSHEE të ndërhyjnë para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

Redaksia i bashkohet thirrjes së qytetarit dhe i kërkon institucioneve të marrin masa të menjëhershme për verifikimin e këtij kabulli të tensionit të lartë, duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda, që mund të shmanget me një ndërhyrje minimale teknike.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje, ju lutem shume delegojeni ju diku kte problem para se te behet tamam problem per dike. Ketu tek rruga Myslym Lela eshte kjo shtylla qe ka qe ne 1998 qe eshte ky kabulli i tensionit te larte i varur ne kte fare feje. Ne kte rruge cdo dite kalojne femijet e shkolles kushtrimi i lirise, bile disa lozin me te duke u kacavjerrur. A ka mundesi te adresohet diku kjo se skemi kujt ti themi me pasi e quajne normale. Ne si banore e kemi pare dikur para disa kohesh kur mbinxehej se cfare ishte ne gjendje te bente. Nese u duket e arsyeshme juve publikojeni. Shpresoj shume se pas publikimit tuaj te bejne dicka dhe per kte. Ju kujtoj qe ne 1998 ishte hera e fundit qe eshte vene dore ne te. Ju uroj nje dite te mbare ne vazhdim. Une kam vite qe sjetoj me aty. Por me perpara po. Gjithsesi une duke pare qe prej nismes tuaj por ndryshon dicka e po levizin gjerat mendova qe mos ndoshta nderhyet edhe tek kjo me kte rast. Nese nga fotot duket qe sparaqet rrezik nuk ngul kembe ne publikimin apo jo te fotove. Shtepia mbrapa eshte e imja. Jetojne akoma njerzit e mi aty".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit