“Jeni gjobitur 500 lekë”, dhjetra denoncime për mesazhe mashtruese

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.09.2025, 15:41

Me dhjetëra denoncime kanë mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, lidhur me një mesazh automatik që ka mbërritur në telefonat e qytetarëve.

Mesazhi u bën me dije se janë gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe u kërkon të kryejnë pagesën sa më shpejt, në mënyrë që të shmangin kamatëvonesat.

Në tekstin e tij shkruhet: “I nderuar drejtues automjeti, ju jeni gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ju lutemi të kryeni pagesën për të shmangur kamatëvonesat ose ndëshkimet e tjera!”

Ky mesazh nuk ka asnjë lidhje me autoritetet zyrtare apo Policinë e Shtetit. Për këtë arsye, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e hapin dhe të mos bien pre e mashtrimit.

Denoncimi i parë:

Denoncimi i dytë:

Denoncimi i tretë:

Denoncimi i katërt:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit