Flet Mozzik pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2025, 15:18

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas daljes nga objekti i Doganës, ku ishte i shoqëruar nga avokati Arianit Koci, Mozzik refuzoi të japë deklarata, duke u shprehur me ironi: “Ju po i dini para neve zhvillimet. Me shumë kënaqësi po e kryni ju para neve, veç keni fol.”

I pyetur nëse mund të flasë për orën milionëshe dhe borxhin prej mbi 500 mijë euro ndaj ATK-së, reperi tha shkurtimisht: “Ishalla 10 milionë i bani krejt.”

Ndërkohë, Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.

Më poshtë mund të shihni pamjet ku Mozzik del nga Dogana nën shoqërimin e avokatit të tij, Arianit Koci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit