Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku një 69-vjeçar, i identifikuar si Përparim Popa, është plagosur me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se i moshuari ka marrë plagë në kraharor dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Shkaqet e këtij incidenti ende mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Policia është angazhuar për të sqaruar detajet dhe për të zbuluar nëse ka pasur një konflikt të mëparshëm që mund të ketë çuar në këtë akt dhune.