Tubi i çarë, ujërat e zeza dalin në rrugë: Inxhinierët e UKT-së “në mbledhje” prej një jave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 15:04

Një qytetare, banore e rrugës “Llambi Bonata” në Kombinat ka denoncuar në redaksinë tonë mungesën e ndërhyrjes nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë për një problematikë që po përballet prej një jave.

Sipas denoncueses, një tub shkarkimi është çarë në pusetë dhe UKT ka për detyrë ta ndërrojë, por si ky institucion ashtu edhe Bashkia i kanë dhënë përgjigje të ndryshme për gatishmërinë e inxhinierëve.

Ajo thotë se ka bërë kërkesa të shumta me shkrim dhe telefon, por deri më tani asnjë inxhinier nuk është paraqitur për të inspektuar problemin me të cilin ajo përballet në biznesin që ka, por që është kthyer në shqetësim, edhe për banorët e pallatit.

Qytetarja, e cila është shtatzënë ka punësuar edhe punëtorë privatë për rregullimin e këtij problemi, por ata janë tërhequr pasi është ujësjellësi ai që duhet të nxjerrë inxhinierë në terren për këto situata.

Vetë qytetarja por edhe banorët e pallatit kërkojnë që të dërgohet menjëherë një ekip teknik për të verifikuar dhe riparuar tubin e dëmtuar, duke i kërkuar Bashkisë dhe UKT-së që të zgjidhin në kohë hallet e tyre pasi vetë janë të rregullt në pagesat e faturave për ujin dhe kanalizimet.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje. Doja te beja nje denoncim per Ukt kanalizimet e ujrave te zeza kam me shum se 1jave kam ber kerkese me shkrim dhe me telefon dhe askush nuk vjen te me jape nje zgjidhje. Shife cfare problemi madhor kam perdit madje po zihem me banoret e pallatit. Pervec kesaj me mashtrojne me thone nje dite inxhinieri eshte ne mbledhje nje dite eshte i semur sot me thane do vine por nuk ka ardhur asnjeri. Te lutem publikoje si rast se ndoshta ndergjegjesohen e po vijne. Eshte care nje tub shkarkimi ne pusete dhe ai duhet nderruar. Morem dhe privat e na than nuk nderhyjme dot pa lejen e nje inxhinieri. Kerkojme me shkrim ne bashki dhe ne Ukt por nuk vjen asnje inxhinier per ta pare. Perdite nxjerrin justifikime une kete dyqan e kam me qera dhe as nuk po punoj dhe mbi te gjitha jam dhe shtatzane per ti shkuar para mbrapa ketyre gjerave. Ne Kombinat ne rrugen LLambi Bonata"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit