Tripunovski: Do të blihen të gjitha sasitë e rrushit të verës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2025, 14:04

Vreshtarët të mos kenë frikë – do të blihen të gjitha sasitë e prodhuara të rrushit në vend dhe edhe ato shtesë, siguroi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski pas takimit me vreshtarët në Kavadar. Tregoi se për blerjen e sasive shtesë të rrushit të verës janë dakorduar disa kantina vere.

Ai informoi se deri tani janë blerë më shumë se 78 milionë kilogramë rrush. Prej tyre 35 milionë kilogramë janë nga rrushi i kuq dhe i zi dhe rreth 40 milionë kilogramë rrush i bardhë.

“Ajo që dua të adresoj është që vreshtarët nuk duhet të shqetësohen. Ne instensivisht ditëve të fundit po e ndjekim dinamikën e blerjes së rrushit për verë. Sasia e rrushit, që përflitet mes vreshtarëve se nuk do të blihet, nuk është e vërtetë. Prej nesër futet në blerje edhe një kantinë vere, “Vardar vinaria”, tha Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit