Furra e bukës ndot lagjen Guerriel në Kiras, banorëve iu rrezikohet shëndeti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.09.2025, 13:31

Një grup qytetarësh nga Shkodra kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e ajrit në lagjen Guerrile, pranë xhamisë së Kirasit. Sipas tyre, një furrë buke në këtë zonë nuk plotëson asnjë kriter ekologjik, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe duke penguar ajrosjen e ambienteve të brendshme.

Banorët e pallatit në këtë lagje përballen çdo ditë me këtë problem dhe thonë se nuk mund të hapin dritaret për shkak të tymit që vjen nga furra e bukës, gjë që e bën të pamundur jetesën në kushte normale. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të trajtuar situatën dhe për të siguruar që furrat e bukës dhe bizneset e tjera të respektojnë standardet ekologjike të përcaktuara nga ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e mjedisit.

Përshëndetje, jemi qytetar nga Shkodra. Po pate mundësi, na ndihmoni, ju jeni e vërteta e këtij vendi. Kemi një shqetësim çdo ditë. Nuk mund të hapim dritaret për ajrosje për shkak të ndotjes. Një furrë buke në lagjen Guerrile, pranë xhamisë së Kirasit, nuk plotëson asnjë kriter ekologjik. Jemi banorë të një pallati dhe kërkojmë ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problemi”, shkruan qytetari për JOQ.

Ata theksuan se është e nevojshme që autoritetet të ndërmarrin masa urgjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit