Një masakër mjedisore është regjistruar këtë fundjavë në bregdetin e Rrushkullit, Durrës, ku qindra peshq janë gjetur të ngordhur përgjatë vijës bregdetare.
Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë grumbuj peshqish të nxjerrë në breg. Disa të rinj që kanë hasur skenën raportojnë se kjo është pasojë e peshkimit të paligjshëm me lëndë shpërthyese.
“Përshëndetje JOQ Albania, shiko çfarë po ndodh në Rrushkull, një masakër mjedisore. Ka ndodhur këtë të dielë. Ju lutem ta publikoni. Shumë faleminderit,” shkruajnë ata.
Peshkimi me dinamit është i ndaluar me ligj në Shqipëri, pasi shkatërron ekosistemin detar dhe përbën rrezik për jetën. Ky rast duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për ndalimin e kësaj praktike, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë me masa konkrete për të ndëshkuar autorët dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme.
"Informative video showing dead fish found on the shorw, shared to raise awareness about the situation."