Tenderi i artë i Rakip Sulit: 370 milionë lekë për murin mbrojtës pranë lumit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 13:57

Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamzës, i cili njihet për tenderat abuzivë, por me mbrojtje të veçantë nga SPAK, ka shtuar në CV-në e tij një tjetër tender të këtij lloji.

Më datë 12 shtator, bashkia Kamëz ka shpallur tenderin "Mbrojtje lumore emergjente te shkolla 'Hillary Clinton", Frutikulturë, faza e parë" me vlerë 370 milionë lekë të vjetra.

Ky tender synon ngritjen e një muri mbrojtës, argjinature, pranë rrethimit të shkollës e cila ndodhet pak metra larg lumit të Tiranës, por për shkak të reshjeve të dendura, ka filluar të shembet.

Rakip Suli duke menduar tepër për xhepat e tij dhe oligarkëve që ka në krah, por propaganduar sigurinë e nxënësve, ka shpallur tenderin që ngjan i dyshimtë dhe me një vlerë të fryrë e aspak normale.

Banorët e Kamzës, ata që janë më pranë problematikave dhe halleve që kjo bashki duhet të zgjidhë, thonë se ky tender është korruptiv. Sipas tyre ndërtimi i një muri rrethues me vlerë 370 milionë lekë të vjetra është skandaloz duke ditur se lumi i Tërkuzës është kthyer në vendgrumbullim inertesh e mbetjesh.

Ata thonë se çdo ditë në këtë lumë shkarkohen kamiona plot me mbetje e inerte, por Rakipi duke hequr përgjegjësinë nga vetja, vendos të merret me mure mbrojtëse që synojnë boshatisjen e arkës e buxhetit të bashkisë, një ndër më të mëdhatë në vend.

Denoncimi i qytetarit:

"Skandali me tenderat korruptiv te Rakip Sulit ne Kamez…… Lumi Lana ka shembur nje pjese te vogel te rrethimit te shkolles Hillary Klinton ne Kamez dhe Bashkia ka hapur nje tender 370 milion leke te vjetra per mbrojtjen e murit …… nderkohe ne Lumin Terkuze hidhen inerte cdo dite edhe ktu duhet te besh nje tender kaq te madh per te mbrojtur nje mur shkolle!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit