Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, një nga emrat më të lakuar si kandidaturë për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme lokale ka hedhur poshtë zërat për kandidim duke mos e cilësuar bashkinë Tiranë "pjesë të ambicieve të saj".
Në një intervistë për Syrin, Tabaku theksoi se vëmendja e saj kryesore mbetet parlamenti, duke përjashtuar çdo përballje me Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste.
“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan”, deklaroi ajo.
Deputetja gjithashtu shtoi se ka nevojë për ndryshime të thella në mënyrën se si funksionon Bashkia e Tiranës: “Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Ky mënyrë e sjelluri duhet ndryshuar.”
Tabaku dhe Manastirliu kanë një miqësi të ngushtë që daton që nga vitet e gjimnazit.