Rritet numri i të rinjve me probleme me shikimin, 2200 ndërhyrje në vetëm 8 muaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 12:16

Problemet me shikimin po rriten ndjeshëm edhe tek të rinjtë në Shqipëri, ku sipas ekspertëve të fushës, rastet me trauma okulistike janë në rritje dhe përbëjnë një nga shqetësimet kryesore që paraqiten në shërbimin e urgjencës.

Problematikat janë gjithmonë në rritje. Të rinjtë paraqesin më shpesh trauma okulistike, ndaj edhe në urgjencë, rastet më të shpeshta janë ato që lidhen me dëmtime të retinës”, thonë ekspertët në Spitalin Francez, QSUT.

Ndërhyrjet më të shpeshta që kryhen në këtë shërbim janë ato për kataraktin (perdja e syrit), të cilat lidhen kryesisht me moshat e treta. Gjithashtu, evidentohen ndërhyrjet për glaukomën dhe operacionet plastike okulistike. Sidoqoftë, rastet më të ndërlikuara janë ato të pacientëve me diabet, një sëmundje sistemike që kërkon ndjekje të vazhdueshme.

Ndërhyrjet më të komplikuara lidhen me pacientët diabetikë, pasi diabeti është një sëmundje sistemike që ndikon drejtpërdrejt tek sytë dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm”, theksojnë mjekët.

Ata këshillojnë që pacientët që vuajnë nga diabeti apo hipertensioni të kryejnë kontrolle të rregullta te okulisti, për të parandaluar dëmtime më të mëdha në të ardhmen.

Statistikat tregojnë një fluks të lartë ndërhyrjesh kirurgjikale në Shërbimin e Okulistikës pranë QSUT. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë realizuar rreth 2,200 ndërhyrje, ku kryesojnë ato për kataraktin. Ndërkohë, gjatë muajve të verës, mbi 45 turistë të huaj janë paraqitur për trajtime të ndryshme okulistike, duke kërkuar ndihmë për probleme që varionin nga traumat, infeksionet, deri te komplikacionet më serioze.

Rritja e rasteve vë në dukje nevojën për ndërgjegjësim më të madh për shëndetin e syve, sidomos tek grupmoshat e reja që shpesh neglizhojnë kontrollet e rregullta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit