Një 26-vjeçar shqiptar është akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 20-vjeçare në Selanik, pas një takimi rastësor në një hotel. Sipas denoncimit të vajzës, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo po ashtu ka pohuar se i akuzuari kishte konsumuar kokainë para ngjarjes. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës së kaluar, dhe më pas vajza ka raportuar gjithçka në polici.
Prokurori ka ngritur kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën, ndërkohë që pas dëshmisë së tij para hetuesve, ai është liruar me kusht. Kushti i lirimit është ndalimi i çdo komunikimi dhe afërsie me vajzën, deri në përfundimin e hetimeve. Sipas informacionit, i akuzuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se vajza e akuzoi rrejshëm për të marrë hak për shkak të një lidhjeje tjetër që ai kishte.
Sipas informacioneve, 26-vjeçari, i mohoi akuzat dhe pretendoi se 20-vjeçarja e akuzoi rrejshëm për t’u hakmarrë ndaj tij, ndër të tjera sepse ajo ishte informuar se ai kishte një lidhje tjetër. Pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e tij, hetimet vazhdojnë dhe 26-vjeçari do të mbetet nën monitorim deri në përfundimin e procesit ligjor.