Babai i gjunjëzuar nga varfëria ka vetëm një lutje: Ndihmoni djalin tim të sëmurë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.09.2025, 11:22

Avni Bega, një baba që po lufton me çdo mundësi për të shpëtuar jetën e djalit të tij, ka bërë një apel të ndjerë për ndihmë. Djali i tij, Emiljano me leucemi, u godit nga një paralizë cerebrale 13 vjet më parë dhe që atëherë nuk është në gjendje të lëvizë, të flasë apo të ketë vetëdije.

Sipas tij, vetëm për pampersa dhe ilaçe, shpenzimet mujore arrijnë në mbi 400 mijë lekë të vjetra. Avniu ka marrë rekomandimin nga mjekët që Emiljano të dërgohet në Turqi për trajtim, ku ka mundësi që gjendja e tij të përmirësohet.

Për këtë, Avniu nuk ka mundësi financiare. “Kam qëndruar dhe pa bukë për djalin. Mbijetojmë me një copë bukë dhe mezi ia dalë, por nuk mundem më,” – shprehet Avniu, duke bërë thirrje për ndihmë nga çdo shqiptar që ka mundësi të ndihmojë.

Apeli i tij është një thirrje e thellë për solidaritet. “Iu bëjmë thirrje shqiptarëve, kushdo ka mundësi të vërë dorën në zemër dhe të më ndihmojë për djalin”, shprehet Avniu për TVA News, duke shpresuar që ndihma të vijë për të mundësuar shërimin e djalit të tij.

Kushdo ka mundësi të kontribuojë në:

Emërtimi i Llogarisë: Avni Mehmet Bega

IBAN: AL9120511265000391CLIDCLALLF

Swift Kodi: NCBAALTX

Adresa: Tiranë

Kontakt: +355 68 564 7108

Ai falënderon me mirënjohje çdo shqiptar që do të kontribuonte për të shpëtuar jetën e Emiljanos, i cili ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit