Bleu 70 mijë lekë kremëra për fytyrën: Vajza s’sheh rezultate, s’merr as lekët mbrapsht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 12:02

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një faqe e cila shet produkte për kujdesin për fytyrën online.

Vajza ka treguar se pak ditë më parë ka blerë në një faqe në Instagram "sppalbania" dy produkte për largimin e pikave të zeza dhe poret e hapura me vlerë 7000 lekë të reja. E intriguar nga reklamimet për rezultat të menjëhershëm dhe të sigurtë vajza ka vendosur t'i testojë e provojë këto produkte për të parë rezultatet në lëkurën e saj.

Por që në ditët e para të përdorimit, ajo ka vënë re se produktet nuk kishin asnjë ngjashmëri me reklamat dhe s'po i jepnin asnjë rezultat. E shqetësuar, por edhe e zhgënjyer nga blerja me vlere 70 mijë lekë, vajza i ka shkruar faqes dhe ka kërkuar kthimin mbrapsht të parave, pasi kështu ishte rënë dakord që në fillim.

Por faqja në fjalë jo vetëm që nuk i ka kthyer përgjigje e aq më pak lekët, tani i ka bërë bllok edhe në Instagram e WhatsApp, aty ku kanë folur për produktet.

Vajza u kërkon bashkëshmoshatareve, por edhe qytetarëve të tjerë, që të kenë kujdes nga këto blerje online pasi 70 mijë lekë për dikë që punon me djersën e ballit, janë dy ditë pune.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje desha te bej nje denoncim per nje faqe ku rekalmon krema me prespektivn “heqin pikat e zeza dhe poret e hapura” . Ne total kushton 7000 dhe thone se bejn kthime nese produkti nuk funksionon dhe kur ja dergojm videon se nuk funksionon na kane ber bllok dhe ne numer dhe ne whatsapp dhe ne instagram. Ju lutem joq sepse per ne njerezit qe bejme pune krahu nga 12 ai “7000” do te thot 2 dite pune. Ti marin dhe te bejn bllok . Faleminderit!'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit