“Të mbush barkun me plumba”. një tjetër efektiv kërcënon kolegun në Berat

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 17.09.2025, 11:37

Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në qytetin e Beratit, ku dy efektivë policie u përfshinë në një konflikt verbal që degjeneroi në kërcënim me armë.

Sipas burimeve lokale, gjatë një debati të ashpër përballë Drejtorisë së Policisë së qarkut, efektivi Muhamet Lana dyshohet se ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar kolegun e tij Partizan Lumi, duke i thënë: “Të mbush barkun me plumba”.

Shkak i përplasjes mendohet të jetë transferimi i Partizan Lumit nga grupi operacional i Drejtorisë së Policisë Berat në detyrën e policit të rendit në Komisariatin e Poliçanit. Ky ndryshim, sipas të njëjtave burime, ka bërë që Muhamet Lana – mik i zëvendësdrejtorit të Hetimit të Krimeve në Berat, Shkëlqim Xhezairaj – të afrohet në strukturën operative.

Ngjarja është raportuar menjëherë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku Lumi ka depozituar kallëzim penal ndaj kolegut. Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorisë së Beratit, ndërsa prokurori i gatshëm është informuar dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi masat që do të merren ndaj efektivit të akuzuar për kërcënim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit