E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.09.2025, 10:51

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kurbinit. Rreth orës 22:30, shtetasi O. Gj., 30 vjeç, dyshohet se është hedhur vetë nga kati i dytë i një pallati, për shkak të gjendjes depresive në të cilën ndodhej.

Pas rënies, ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka marrë mjekim të specializuar.

Sipas burimeve të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet e ngjarjes dhe për të ndihmuar në kuptimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë akt të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit