Po eksploronte Alpet vetëm, ky është turisti që ra në humnerë dhe humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2025, 10:31

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e djeshme në Luginën e Valbonës, ku një turist holandez ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur malor.

Sipas të dhënave të siguruara, viktima ishte duke eksploruar zonën në mënyrë individuale, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Qafës së Valbonës, një nga pikat më të njohura për turizmin malor në veri të Shqipërisë.

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, turisti nuk ka mundur të mbijetojë dhe është nxjerrë i pajetë nga humnera.

Ngjarja rikthen në vëmendje nevojën për masa shtesë sigurie dhe sinjalistikë për turistët që eksplorojnë individualisht terrenet e thepisura të Alpeve Shqiptare, të cilat, ndonëse të mrekullueshme për syrin dhe aventurën, paraqesin rreziqe të konsiderueshme në mungesë të guidave të specializuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit