Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2025, 09:22

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të jetë i ndaluar nga Policia e Kosovës dhe Dogana.

Kjo pasi që ai ka hyrë në Kosovë me dy ora të shtrenjta, njëra nga të cilat kishte vlerë milionëshe.

Mozzik i ka borxh ATK-së mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.

Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të hyrave të tij me të cilat e ka blerë orën si dhe origjinën e pazarit të bërë me të.

Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit