Çmimet e produkteve bujqësore në RMV u rritën për 14.2% në gusht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2025, 08:26

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet bujqësore në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën me 2.6% për hyrje dhe me 12.1% tek daljet e prodhimit.

Çmimet bujqësore në gusht 2025, krahasuar me çmimet në gusht 2024, shënuan një rritje si në dalje ashtu edhe në hyrje.

Në seksionin e hyrjeve, në gusht 2025, krahasuar me gushtin 2024, pati një rritje të çmimeve të hyrjeve 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) me 2.3% dhe një rritje të çmimeve të hyrjeve 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) me 5.7%.

Në seksionin e daljeve, në gusht 2025, krahasuar me gushtin 2024, çmimet e prodhimit të të korrave u rritën me 14.2%, dhe çmimet e prodhimit blegtoral u rritën me 6.5%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit