Nëna denoncon kushtet skandaloze në pediatrinë e Korçës: Edhe qentë ushqehen më mirë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2025, 01:37

Një nënë nga Korça i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet skandaloze në Pediatrinë Rajonale të qytetit juglindor. Ajo ka dërguar një video, ku tregohet ushqimi i servirur për fëmijët e shtruar në repartin e neurologjisë.

Në pamje shihet qartë se buka është vendosur direkt mbi tavolinë, pa asnjë mbështjellje, ndërsa kosi ndodhet mbi një pjatë, por i pambuluar. Pranë tyre shihet madje edhe një age shiringe.

Nëna denoncon se kjo është mënyra se si ushqehet fëmija i saj, ndonëse ai vuan nga 5 diagnoza të rënda shëndetësore.

Mesazhi i saj është i fortë dhe plot dhimbje:

"Përshëndetje! Shikojeni darkën e Pediatrisë Rajonale Korçë, te Neurologjia. Kjo është aga e shiringës të spitalit, ky është ambalazhi, kjo është buka dhe ky është kosi. A hahet kjo bukë në këtë ambient kështu, kur fëmija është me 5 diagnoza shumë të rënda? Kush mund ta përdorë këtë ushqim kështu? Edhe qeni që është qen, do t’i vendosësh një tas ta hajë, jo një pacienti fëmijë të sëmurë. Është gjynah nga Zoti. I bëj thirrje shtetit të vendosë dorë, sepse kjo po përhapet kudo, nuk është vetëm në Korçë, kjo është mungesë kulture dhe edukate. Ja ku hanë fëmijët e Korçës bukës. Edhe qeni që është qen, me falni për shprehjen, ha bukë më mirë se fëmijët tanë.”

Në video, buka shihet e vendosur krejtësisht e pambrojtur mbi tavolinë, duke ngritur shqetësime të mëdha për higjienën dhe kushtet sanitare të këtij institucioni shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për pacientë fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit