LISTA/ Nga djali i Benetit te Vangjeli e Knut-i – “qokat” e Spiropalit me taksat e shqiptarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.09.2025, 00:15

Një publikim i gazetares Esiona Konomi ka nxjerrë në dritë një shembull flagrant sesi kabinetet politike shndërrohen në streha për “qoka”, të paguara me paratë e qytetarëve, por pa funksione reale.

Sipas saj, kabineti i ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili u shkarkua i gjithi “me urgjencë” nga pasardhësi Niko Peleshi, ishte i mbushur me emra të njohur e të çuditshëm në role këshilltarësh e ekspertësh.

Në listë bie në sy moderatorja dhe ish-banore e “Big Brother Vip”, Zhaklina Gjolla, që mbante postin e zëdhënëses së kabinetit, por sipas Konomit nuk ka pasur asnjë komunikim me gazetarët – puna e saj e vetme ishin “reels-at” për rrjetet sociale të Spiropalit.

Po ashtu, ish-eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein paguhej 1,600 euro në muaj si “këshilltar”, pa ndonjë sqarim se çfarë kontributi konkret jepte. Djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Edon Beci, rezulton me rrogë 1,800 euro si këshilltar, ndërsa me të njëjtën pagesë figuron edhe ish-deputeti socialist, Sadi Vorpsi. Në listë është edhe analisti Lorenc Vangjeli, që çdo mbrëmje shfaqet në televizione për të komentuar politikën, por njëkohësisht merrte pagesë si “ekspert i jashtëm” në kabinetin e Spiropalit.

Gazetarja ngre pikëpyetje se çfarë këshillash, ekspertizash apo funksionesh reale kanë ofruar këta persona, përveçse kanë rënduar buxhetin e shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar se ky kabinet nuk është më në detyrë dhe do të zëvendësohet nga stafi i ri i Niko Peleshi.

👉 Lista e plotë e stafit të ish-kryetares Spiropali:

Evis Fico – Shefe kabineti

Zhaklina Gjolla – Zëdhënëse

Boralda Lalollari – Këshilltare

Glen Mebelli – Këshilltar

Knut Fleckenstein – Këshilltar

Kosta Barjaba – Këshilltar

Ejona Isufaj – Këshilltare

Edon Beci – Këshilltar

Enilda Miftari – Këshilltare e jashtme

Liridona Limani – Këshilltare e jashtme

Erisjan Bregu – Sekretar

Danja Peza – Sekretare

Miranda Lila – Eksperte

Lidiana Dushku – Eksperte

Sadi Vorpsi – Ekspert

Megi Zonja – Eksperte e jashtme

Lorenc Vangjeli – Ekspert i jashtëm

2 pozicione eksperti vakant

Ky publikim ka hapur sërish debatin mbi mënyrën se si kabinetet politike përdoren si vendparkime për militantë, miq dhe personazhe publikë, duke u paguar për punë që askush nuk e di nëse janë bërë ndonjëherë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit