Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që i ka ndodhur në biznesin e tij.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në rrugën Siri Kodra, ku një i ri është futur brenda një picerie në orët e para të mëngjesit dhe ka vjedhur një celular si dhe një portofol me para që ndodheshin në një tavolinë në ambientet e brendshme të biznesit.
Sipas qytetarit, rasti është denoncuar menjëherë në polici, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete, ndërsa autori vazhdon të endet i lirë.
Ai kërkon që autoritetet të veprojnë sa më shpejt për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin e vjedhjes.