Zhduket prej disa ditësh turisti çek në Shqipëri, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2025, 21:22

Një turist çek është shpallur i humbur në Durrës. Bëhet fjalë për Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili mëngjesin e datës 12 shtator, rreth orës 11:00, është larguar nga hoteli ku qëndronte në Shkëmbin e Kavajës dhe që prej asaj kohe nuk është parë më.

Sipas të afërmve, ai kishte planifikuar të vizitonte Durrësin, por nuk është kthyer më. Rasti është raportuar në polici që prej datës 13 shtator, por kërkimet e deritanishme kanë rezultuar pa asnjë shenjë për fatin e tij.

Personat që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë redaksinë e JOQ Albania ose të lajmërojnë menjëherë Policinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit