Anuela Ristani bllokon Tiranën të dielën, qytetarët paralajmërojnë kaos trafiku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.09.2025, 19:57

Këtë të dielë, Tirana do të përballet me bllokime të shumta rrugësh për shkak të aktivitetit sportiv “Triathlon”, i cili do të zhvillohet pranë Liqenit të Farkës. Nga ora 08:00 deri në 13:00, qarkullimi do të kufizohet në disa segmente kryesore, përfshirë bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, si dhe rrugët pranë digës së liqenit.

Banorët shprehen të shqetësuar se aktiviteti sportiv kthehet çdo vit në një pengesë serioze për lëvizjen, duke i detyruar të ndryshojnë itineraret e përditshme dhe të humbin kohë në trafik. Ndërkohë, linja të rëndësishme të transportit urban do të devijohen ose do të pezullohen tërësisht për orë të tëra, çka pritet të sjellë probleme sidomos për qytetarët që udhëtojnë drejt punës apo spitaleve.

Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit thonë se janë marrë masa për mbarëvajtjen e garës dhe garantojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës, por qytetarët paralajmërojnë për kaos të pashmangshëm në qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit