Zhuli mbulon qendrën e Elbasanit, Rrapi i Bezistanit në llum

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.09.2025, 19:33

Në shëtitoren kryesore të Elbasanit ndodhet Rrapi i Bezistanit, një monument kulturor e natyror që bashkë me shatërvanin, kalldrëmin dhe elementët përreth, përbën një nga simbolet historike të qytetit.

Megjithatë, ky ambient duket i lënë pas dore prej kohësh nga bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja. Pamjet e sjella nga një qytetar tregojnë gjendjen e mjeruar ku ndodhet sot ky monument. Mbeturina të shpërndara, bari i paprerë dhe ujë që rrjedh mbi kalldrëm, duke e kthyer hapësirën në një vend të pakëndshëm.

Denoncuesi thekson se situata e papastërtisë është e pranishme edhe në zona të tjera të qytetit, por fakti që ndodh pikërisht në qendër e bën edhe më shqetësuese: “Në zemër të Elbasanit, djepit të kulturës, mbizotëron pisllëku te çezmja pranë Rrapit të Bezistanit. Një keqardhje për kryetarin e bashkisë që e ka katandisur qytetin si mos më keq. Do të ishte mirë të bëhej një reportazh për të gjithë Elbasanin, pasi kjo ndodhet në bulevardin kryesor,” shkruan ai.

Marrja e masave për pastrimin, restaurimin dhe mirëmbajtjen mjedisit pranë Rrapit të Bezistanit do të ishte një hap i duhur për t’i rikthyer këtij monumenti vlerën që ka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit