Motori pa ndriçim rrezikon jetën e qytetarëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.09.2025, 18:50

Një qytetar ka sjellë pranë redaksisë sonë një denoncim shqetësues nga autostrada Lushnje–Fier, ku është vënë re një motor që qarkullon pa asnjë mjet ndriçimi. Ky veprim i papërgjegjshëm kthehet në një rrezik të madh për aksidente të rënda, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur dukshmëria është minimale.

Pamundësia për ta dalluar mjetin në kohë i vendos drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët në situata tejet të rrezikshme. Qytetarët e konsiderojnë këtë si një “bombë me sahat” në rrugë dhe i bëjnë thirrje Policisë Rrugore të ndërhyjë menjëherë për të parandaluar pasoja fatale.

Denoncuesi apelon që autoritetet të mos presin një tragjedi për të reaguar, dhe drejtuesit e motomjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit pasi duhet të mendojnë dhe për shoferët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit