Teksa qeveria numëron miliardat nga vjedhjet dhe koncesionet, shqiptarët i dhanë JOQ Albania MILIARDIN e tyre në mënyrën më të pastër: Përmes shikimeve, reagimeve dhe mbështetjes së përditshme që është kthyer në një domodoshmëri jetësore ditore për qytetarët shqiptarë në nevojë.
Hallet dhe problemet e shqiptarëve nuk mbetën thjesht në heshtje, por u kthyen në një rekord historik europian. Në vetëm 30 ditë, JOQ Albania ka arritur mbi 1 MILIARD shikime në Instagram, duke u bërë faqja e parë në kontinent që kap këtë shifër marramendëse.
Në prill 2025, Google raportonte se gjiganti britanik Daily Mail kishte arritur 1 MILIARD shikime në Instagram me gjithë grupin e tij mediatik. Ne, falë Zotit dhe falë jush, e kemi arritur këtë sukses vetëm me faqen kryesore JOQ Albania, pa përfshirë faqet e tjera, pjesë të grupit mediatik: JOQ News, JOQ Kosova, JOQ Sport, JOQ Animals, JOQ Maqedonia, TVa News, JOQ Travel, Dora Sekrete e të tjera.
Statistikat janë të frikshme: • 9.4 MILIONË reagime në vetëm një muaj. • 1.500 MIJË followers të rinj në ditë. • 2.1 MILIONË ndjekës në Facebook dhe 1.7 MILIONË në Instagram.
Shifra teknike ndoshta duken të vështira për t’u kuptuar nga të gjithë, por janë mjaftueshëm për t’i bërë elitat dhe establishmentin të ndihen të rrezikuar. Këto numra nuk janë thjesht klikime, janë halle të zgjidhura, institucione të zgjuara nga gjumi e madje një ndihmë reale me shpejtësi supersonike në terren e përkthyer në 60 persona të gjetur vetëm në 30 ditë, çka me siguri përbën rekord botëror në llojin e vet!
Ky MILIARD nuk është i JOQ, por i shqiptarëve! Një MILIARD dëshmi që e vërteta nuk mund të fshihet, sepse populli e ka dhënë edhe koncesionin e tij më të rëndësishëm: Koncesionin e së vërtetës.
Faleminderit çdo qytetari që na beson, na mbështet dhe na ndihmon çdo ditë. Ky miliard ju dedikohet ju. ❤