Demokrati ironizon Bardhin: 4 deputetë more, të mbash post duhet të jesh trim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.09.2025, 18:10

Një nga demokratët më të përfolur ka shpërthyer me një mesazh të fortë për Gazment Bardhin, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai dëgjohet teksa e ironizon dhe e vë përballë fjalëve të tij të dikurshme.

Mesazhi është i qartë: “Nëse je humbës, duhet të largohesh, jo të mbash poste!” Sipas tij, njerëz si Bardhi e kanë marrë peng partinë, duke e mbajtur në vendnumëro dhe duke e lënë pa shansin më të vogël për të mundur mazhorancën.

Por ironia nuk mbaron këtu. Demokrati i kujton Bardhit edhe deklaratën e famshme, kur ky i fundit pati thënë publikisht se do të largohej nëse Sali Berisha do të ishte në krye të PD-së. Sot, sipas tij, Bardhi nuk është larguar, përkundrazi, e quan “lëpirës” dhe e akuzon se ka harruar çdo parim për të ruajtur karrigen.

Ky reagim ka ndezur rrjetin, ku shumë demokratë e kanë parë si një pasqyrë të gjendjes reale brenda opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit