Punonjësit e bashkisë nuk presin dot në trafik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.09.2025, 18:11

Trafiku është një nga problemet më shqetësuese të qytetarëve të Tiranës, aq më tepër ai i orëve të para të mëngjesit ku të gjithë nxitojnë për të mbërritur në punë në orar ose për të dërguar fëmijët në shkollë.

Përveç numrit të lartë të automjeteve, shpesh shoferë të papërgjegjshëm bëhen shkaktarë të trafikut. Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ, ata që po shkelin ligjin janë punonjësit e Bashkisë Tiranë të cilët po drejtojnë këtë furgon të loguar.

Qytetarja është indinjuar tepër nga kjo situatë dhe kërkon që të merren masa që raste të tilla mos përsëriten.

Përshëndetje, dua të ndaj me ju një shqetësim qe e kemi çdo mëngjes. Përherë në këtë rrugë futen makina pa radhë dhe jemi të detyruar që të rrimë në trafik mbi gjysmë ore. Në të gjitha hyrjet kjo punë është! Shpresoj të marrin masa, sepse po humbasim punën nga trafiku që shkaktojnë këta të papërgjegjshëm. Ju lutem postojeni të marrin masa dhe për këtë të bashkisë Tiranë që futet pa rregull si të tjerët. Ju falenderoj!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit