Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, 16 shtator, rreth orës 09:00 në Tiranë, ku Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative 12, është parë duke dhunuar një qytetar të thjeshtë në rrugë. Arsyeja e konfliktit nuk dihet ende, ndërsa pamjet tregojnë qartë momentin e agresionit ndaj qytetarit, pa asnjë provokim të dukshëm.
Sipas denoncimit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në vendngjarje:
“Dajali i kryetarit të njësisë 12 Saimir Allushi godet qytetarët e vet. Shteti bën sehir e shqeron deri te makina…”
Ky nuk është rasti i parë që emri i Sindit Allushi lidhet me dhunë. Më 18 janar të këtij viti ai ka sulmuar një efektiv të forcave Shqiponja në rrugën “Siri Kodra”, pasi më herët ishte ndaluar dhe shoqëruar nga policia për kundërshtim të punonjësit të rendit. Edhe atëherë ngjarja u mbajt në heshtje dhe nuk u pasua nga një njoftim zyrtar.
Ngjarja e sotme ngre sërish shqetësime për sjelljen e individëve me lidhje politike dhe për reagimin e institucioneve përballë dhunës ndaj qytetarëve. Aktualisht pritet një reagim zyrtar nga Policia e Tiranës për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të ditur masat që do të merren.