Dy të rinj grabisin me armë karburantin në Librazhd

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.09.2025, 16:39

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme 15 shtator në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Dy persona të maskuar kanë shkuar me një automjet në një pikë karburanti duke kërcënuar punonjësin e saj. Në pamjet që Policia ka bërë publike, duket se si autorët ndalojnë automjetin me targa të mbuluara, dhe njëri prej tyre i drejtohet me një armë në dorë punonjësit të karburantit, ku i kërkon xhiron ditore.

Pasi marrin lekët, autorët e dyshuar Denis Isallari 23-vjeç dhe Denaj Sterkaj 19-vjeç largohen me makinën e tyre dhe për të fshehur autorësinë hedhin armën, maskat dhe veshjet e përdorura në një hapësirë me shkurre në fshatin Mirakë.

Policia thotë se ka arrestuar dy autorët, ndërkohë që ka sekuestruar rrobat dhe armën e hedhur në ferra, paratë e vjedhura, telefonat dhe automjet e të ndaluarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit