Ademi: Qëllimi i Mickoskit është që BDI të zhduket nga skena politike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2025, 14:50

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në konferencë për shtyp tha se Hristijan Mickoski e ka thënë publikisht që qëllimi i tij është që BDI të zhduket nga skena politike. Ademi theksoi se "Mickoski e konfirmoi vërtetësinë e asaj që BDI e ka thënë me muaj të tërë, Mickoski dëshiron të jetë ai që vendos për shqiptarët dhe në emër të shqiptarëve".

"Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, për të cilën kemi paralajmëruar vazhdimisht, tashmë doli në pah. Ideja e Mickoskit, vegël e projektit famëkeq të “botës serbe”, është të pengojë bashkimin dhe përfaqësimin e fuqishëm të shqiptarëve. Vetëm në këtë mënyrë ai dhe patronët e tij nga veriu do të mund të vazhdojnë ta poshtërojnë popullin shqiptar, duke mbajtur në pushtet politikanë shqiptarë të nënshtruar e të dobët, si ata të VLEN-it, që heshtin vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Mickoski nuk kërkon të fitojë zgjedhje, por të fshijë një ide të tërë politike për barazi, të eliminojë një popull të tërë nga jeta publike e politike e Maqedonisë".

"Kur Mickoski thotë “BDI të zhduket”, ai thotë se shqiptarët nuk kanë të drejtë të vendosin vetë kush i përfaqëson. Ai pretendon se ka ardhur koha që dikush tjetër – saktësisht ai – të përcaktojë se cili shqiptar është i pranueshëm, cili mund të ulet në tryezë e cili jo. Ky është një tentim për pastrim politik që do t’i kthehet në bumerang".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit