Aksidenti në autostradën Fier-Lushnjë, viktima 60-vjeçarja Marjana Kovaçi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.09.2025, 14:44

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Fillimisht, u raportua për tre persona të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, një nga të lënduarit, shtetasja Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Burimet spitalore kanë konfirmuar se dy të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit", automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit