Qytetari gjobitet me 1000 lekë, brenda ditës gjoba në sistem i kalon 1600 lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2025, 14:26

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një rast të mospërputhjes së shumës së gjobës së marrë për parkim të gabuar nga Policia Rrugore.

Ai ka treguar se ditën e djeshme, Policia Rrugore e ka gjobitur me 10 mijë lekë të vjetra për parkim të gabuar. Por pas 30 minutash, kur ka kontrolluar sistemin e Postës Shqiptare për shlyerjen e gjobave, ka parë se vlera e gjobës është 1600 lekë, pa asnjë njoftim të qartë për aplikim kamate apo vonesash.

Afati standard për të përfituar pagesën me gjysmën e shumës është 15 ditë, sipas ligjit aktual për kundravajtjet administrative. Megjithatë, në letrën zyrtare të gjobës, kamata e qytetarit figuron 0 dhe kjo ka shtuar shumë konfuzion te qytetari i cili nuk e kupton këtë shumë.

Ai kërkon që të ketë transparencë të plotë mbi mënyrën e llogaritjes së shumave dhe të shmangen rastet ku qytetarëve u kërkohen shuma shtesë, pa bazë të qartë ligjore ose pa njoftim paraprak.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje joq mund te bej 1 denoncim. Kam marr 1 gjob parkimi 10 mij leke po te posta ma nxjerr 16 mije leke. Dje e mora as 30 min qe e mora dhe e kontrollova te posta. Zakonisht eshte 2 jave afati dhe pastaj fillon kamata dhe e di qe paguan gjysmen. Po te letra thote gje tjeter kamata 0.00 po jua coj pak me mir ate letren"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit