Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pasojë të rëndë në njerëz.
Nga përplasja ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për marrjen e ndihmës mjekësore.
Një qytetar i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes i ka shkruar redaksisë së JOQ Albania:
“Aksident në Kolonjë, te kryqëzimi. Duhet të jetë person i vdekur, i ndarë në mes.”
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet përkatëse për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi parregullsitë në rrugë shpesh përfundojnë në tragjedi.
