Plas sherri mes shqiptarëve dhe arabëve në një burg të Francës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.09.2025, 13:36

Një episod i rëndë dhune është regjistruar në një nga burgjet e Francës, ku sipas një denoncimi të mbërritur pranë redaksisë sonë, disa të burgosur shqiptarë janë përfshirë në një përleshje të fortë me një grup arabësh.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orës së ajrosjes në oborrin e burgut. Në pamjet e dërguara pranë redaksisë sonë, skena e dhunës është e qartë: dy grupet afrohen me tone kërcënuese dhe më pas shpërthen përplasja fizike. Fillimisht shtyrje dhe sharje, që shndërrohen shpejt në grushte e shkelma. Në disa momente shihen të burgosur që rrëzohen përdhe, ndërsa të tjerët vazhdojnë t’i godasin brutalisht.

Ajo që ngre shqetësim të madh është fakti se gjatë gjithë kohës në oborr nuk shfaqet asnjë gardian burgu për të ndërhyrë dhe për të ndaluar incidentin. Mungesa e stafit mbikëqyrës ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën e të burgosurve dhe duke vënë në pikëpyetje masat e sigurisë në këtë institucion.

Deri më tani, shkaqet e sherrit mbeten të paqarta. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të hershëm mes grupeve apo thjesht një debat të çastit që degjeneroi në dhunë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit