Antenat me valë të rrezikshme instalohen mbi kokat e qytetarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.09.2025, 13:53

Tirana është një metropol ku jetojnë qindra mijëra banorë, mes tyre edhe shumë fëmijë. Megjithatë, disa kompani ose individë zgjedhin të vendosin antena të fuqishme në zona të papërshtatshme, duke mos marrë parasysh pasojat që këto pajisje mund të kenë mbi shëndetin e komunitetit.

Një rast i tillë është evidentuar në Komunën e Parisit, në rrugën Tish Dahia, ku në tarracën e një pallati janë vendosur dy antena, të mbuluara me llamarinë për t’u kamufluar. Këto antena, sipas përcaktimeve teknike, duhet të vendosen në zona të caktuara dhe larg hapësirave të banuara, për shkak të ekspozimit të valëve që lëshojnë.

Shkencërisht është vërtetuar se ekspozimi i gjatë ndaj mikrovalëve të këtij lloji mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, si dëmtime të kromozomeve, çrregullime të sistemit nervor, gjendje të dobësisë dhe humbje të energjisë, rritje të rrezikut për zhvillimin e kancerit.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Një nga banorët është shprehur: “Përshëndetje si jeni? Kemi një shqetësim që nuk i jep zgjidhje askush. Po na sëmurin fëmijët me këto antenat që kemi sipër pallatit, në mes të kompleksit. Ju lutem publikojini InshaAllag po e shohin institucionet përkatëse. Ndodhen të rruga Tish Dahia, pallati me fushën e basketbollit, ngjitur me German Computer.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit