Ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare, dërgohet në gjyq mësuesi i artit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.09.2025, 11:21

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Bledar Duron, mësues i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra”, i akuzuar për “Ngacmim seksual ndaj të miturve”. Hetimet nisën pas denoncimit të dy vajzave 14-vjeçare, të cilat kishin marrë mesazhe me përmbajtje seksuale nga mësuesi përmes WhatsApp-it, jashtë mjediseve shkollore.

Mësuesi i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë, Bledar Duro, është arrestuar pas akuzave të dy nxënëseve 14-vjeçare për ngacmim seksual. Mësuesi ka dërguar mesazhe të pahijshme dhe të rënda përmes aplikacionit WhatsApp, përfshirë pyetje të papërshtatshme si “Si ndihesh, a je eksituar?”. Ngacmimet e tij janë zhvilluar për një periudhë prej një muaji dhe vajzat, duke e parë të pamundur të përballojnë këtë situatë, vendosën të denoncojnë mësuesin në polici.

Dy nxënëset së bashku me prindërit e tyre kanë dorëzuar mesazhet e dërguara nga mësuesi si prova në komisariatin e policisë së Korçës. Pas hetimeve, autoritetet kanë arrestuar Bledar Duro, ndërsa shkolla e tij ka pezulluar menjëherë mësuesin nga detyra. Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar mësuesin në gjyq për ngacmim seksual ndaj të miturve, një vepër penale që ndalohet nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy vajzave të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K. denoncuan mesazhe seksuale që u dërgoheshin vajzave. Prokuroria ka administruar prova të shumta, duke përfshirë kqyrjen e telefonave celularë dhe ekspertiza të mesazheve të dërguara nga mësuesi. Raportet psikologjike kanë treguar se vajzat kanë përjetuar ankth dhe stres të theksuar nga ngacmimi, duke kërkuar mbështetje terapeutike. Ky rast përmbush të gjitha elementët e veprës penale të "Ngacmimit seksual" ndaj fëmijëve, një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit