Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës paraditen e sotme, ku një 75-vjeçar ka tentuar të vetëvritet me një thikë. Shtetasi me inicialet Zh.R., banues në Korçë, është gjetur nga autoritetet pas tentativës për vetëvrasje dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Raportohet se gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policsë Korçë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Zh. R., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi ka tentuar të vetëvritet me thikë. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.