Në zonën Astirit, në rrugën "Astrit Losha", ka një problem të vazhdueshëm që shqetëson banorët dhe qytetarët e zonës. Në këtë zonë një person hedh inerte të ndryshme duke e kthyer lagjen në një vendgrumbullim mbetjesh. Një banor i zonës ka dërguar pamje në redaksi ku shihet një person me makinë që shkarkon mbetjet.
Hedhja e inerteve, xhamave, bëhet gjithmonë në të njëjtin vend, duke e përkeqësuar pamjen e zonës dhe duke krijuar rrezik për shëndetin e banorëve. Një tjetër shqetësim është mungesa e kontrollit dhe ndëshkimit për ata që hedhin mbeturina të tilla në zona të banuara.
Ky fenomen ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe është bërë një problem i rëndësishëm për qytetarët e zonës, të cilët kërkojnë një zgjidhje urgjente nga bashkia Tiranë dhe policia. “Shikoni si është bërë zona Astir, Rr. Astrit Losha. Është kthyer si kazan plehrash. Hidhen inerte të ndryshme, sikur të mos jetonte njeri në këtë zonë”, shkruan qytetari.