Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë rreth ngjarjes tragjike që ndodhi dje në fshatin Balaj në Ferizaj, ku mbeti i vdekur një 40 vjeçar.
Ngjarja sipas policisë rreth orës 19:42, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Balaj ka ndodhur një rast i vrasjes me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të Stacionit Policor në Ferizaj, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe krimteknikët.
Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, dhe nën autorizimin e tij kanë nisur hetimet.