Ky është emri i personit që dyshohet se u vetvra në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2025, 08:55

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc.

Viktima është Hivzi Zhara.

Zhara dyshohet se i ka dhënë fund jetës me pushkën M48.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit