Shqiptari “shkel” arrestin shtëpiak, del jashtë dhe rreh 22-vjeçarin italian

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2025, 01:10

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Partinico të Italisë, ka përfunduar në burg pasi theu masën e arrestit shtëpiak për tentativë vrasjeje dhe sulmoi në rrugë një 22-vjeçar.

Ngjarja ndodhi më 8 shtator, kur shqiptari doli nga banesa pa leje dhe dhunoi të riun, duke i shkaktuar plagë që u vlerësuan me 30 ditë shërim, raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se e ngatërroi 22-vjeçarin me një efektiv policie në rroba civile.

Falë ndërhyrjes së kalimtarëve u shmangën pasojë edhe më të rënda, ndërsa autoritetet italiane vendosën që ndaj 46-vjeçarit masa e arrestit shtëpiak të zëvendësohej me burgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit