Dje publikuan historinë e klientit Arben V., i cili prej muajit shkurt priste më kot që këngëtari Durim Morina, i njohur ndryshe si Mirud t’i kthente shumën prej 750 dollarësh. Pas denoncimit në JOQ, Durimi duket se ka reflektuar dhe sot, pas plot 9 muajsh pritje, i ka shlyer borxhin Arbenit.
Historia mori fund me një epilog të lumtur për klientin, por edhe me një “mesazh edukues” për të gjithë: nëse keni borxhe, mos i lini të shkojnë deri te JOQ Albania për t’i zgjidhur! Më mirë kthejani personit që ua ka dhënë, se ndryshe rrezikoni të dilni publikisht dhe të merrni “faturën e turpit” para gjithë Shqipërisë.
Meqë ra fjala, ky rast mund të shërbejë si një ftesë e hapur: borxhlinj të dashur, bëni si Durimi, reflektimi vjen më mirë vonë se kurrë!