Banorët në Elbasan në makth prej 3 vitesh: Lavanderia nuk i lë të flenë natën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2025, 23:09

Një qytetare nga Elbasani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për një shqetësim të madh që, sipas saj, po ua kthen netët dhe ditët në makth familjeve të tëra. Prej afro tre vitesh, një ish-fabrikë vaji funksionon si lavanderi pa emër, duke prodhuar zhurmë të padurueshme nga ora 15:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Ajo shprehet se gjumi i natës është bërë i pamundur, pavarësisht se dritaret i mbajnë të mbyllura. “Kemi fëmijë të vegjël dhe të sëmurë në familje. Zhurma është e padurueshme dhe nuk na lë të jetojmë normalisht”, shkruan qytetarja.

Sipas saj, edhe pse banorët janë ankuar tek policia dhe institucionet përkatëse, prej vitesh nuk është marrë asnjë masë. Denoncuesja thekson se lavanderia ndodhet vetëm 10 metra larg banesave, gjë që nuk lejohet me ligj.

“Ju lutem postojeni, sepse kjo situatë është bërë e padurueshme dhe po na merr qetësinë e jetës. Nuk është faji ynë që kemi fabrika pranë shtëpive!” – mbyll ajo mesazhin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit