8 ton domate bllokohen në Kroaci, fermerët e Dimalit drejt falimentimit: Po na kalben prodhimet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.09.2025, 21:35

Kriza e tregut ka goditur rëndë fermerët në bashkinë e Dimalit, ku tonelata domatesh, kastravecash dhe perimesh të tjera po mbeten stok në pikat e grumbullimit. Situata është përkeqësuar pas bllokimit në Kroaci të 8 tonëve domate me origjinë nga Shqipëria, duke sjellë ndalimin e porosive nga tregtarët.

“Kemi investuar shumë, nuk po e shesim dot mallin as me çmim minimal. Prodhimet po na kalben, po i hedhim në kanal,” thotë një fermer i zonës, i dëshpëruar nga humbjet.

Një tjetër fermer, Marjo Bregu, pranon se një pjesë e problemit lidhet edhe me abuzimet e disa fermerëve me pesticidet: “Për faj të tyre nuk na e blejnë mallin. Ka nga ata që përdorin mbidoza dhe kimikate të ndaluara, dhe tani po e pësojmë të gjithë.”

Fermerët akuzojnë gjithashtu institucionet shtetërore për mosveprim, duke theksuar se nuk është bërë asgjë për të mbrojtur imazhin e bujqësisë shqiptare apo për të gjetur tregje alternative.

Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të shmangur falimentimin masiv, që sipas tyre është vetëm çështje kohe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit