Një familje nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë në gjetjen e një të moshuari që është larguar nga banesa e tij.
Bëhet fjalë për 87-vjeçarin Rexhep Sala, i njohur ndryshe edhe si “Nuri”, i cili është larguar nga banesa sot rreth orës 15:00 në zonën e Ambasadës Amerikane dhe nuk është kthyer më.
Të afërmit tregojnë prej orësh janë duke kërkuar për të gjetur të moshuarin në kryeqytet dhe e kanë njoftuar policinë, por deri tani nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familjarët apelojnë për ndihmën e qytetarëve: kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 952 3771, ose të lajmërojë policinë.