Sherr me zinxhirë mes shoferëve të autobusëve në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2025, 20:26

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zonën e Selitës, ku shoferët e dy autobusëve të transportit publik janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duken autobusët e Kombinatit dhe të Sharrës që kanë qëndruar paralel me njëri-tjetrin, ndërsa sipas informacioneve, shoferi i autobusit të Sharrës ka marrë një zinxhir dhe ka filluar të qëllojë autobusin tjetër.

Ngjarja ka lënë të traumatizuar qytetarët që ndodheshin aty pranë, teksa autobusit të Kombinatit i është thyer xhami i parë.

Sapo të shtënat mbarojnë, shoferi i autobusit të Selitës shihet teksa largohet drejt mjetin që drejtonte. Policia ende nuk ka bërë një reagim për këtë ngjarje, ndërsa të paqarta janë shkaqet e përplasjes.

Një dëshmitar tha për redaksinë tonë: “Përshëndetje JOQ. Doja t’ju informoja për një gjë që ndodhi te Tregu në Selitë te stacioni i urbanave. U zunë këto dy shofera autobusësh, njëri i Kombinatit dhe njëri i Sharrës. Sikur e shikoni, ai i Sharrës po i binte autobusit të Kombinatit me një zinxhir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit